Martini zyrtarizon formacionin e Europës ndaj Malishevës

Futboll

Martini zyrtarizon formacionin e Europës ndaj Malishevës

Më: 9 korrik 2026 Në ora: 19:52
Formacionet

Vllaznia përballet sot me Malishevën në sfidën e vlefshme për turin e parë të Ligës së Konferencës.

Takimi në stadiumin “Loro Boriçi” do të nisë prej orës 20:00.

Trajneri Edi Martini duhet të përballet me situatën e pazakontë. Në dispozicion janë 18 lojtarë gjithsej ku stoli përbëhet vetëm nga lojtarët e moshave.

Ensar Tafili mungon për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar.

Martini ka ndarë mendjen për formacionin zyrtar. Po ashtu dhe trajneri Brdariç në anën tjetër te Malisheva.

Bie në sy se stoli ka lojtarë nën 18 vjeç. Musta dhe Toma ndërkohë janë debutimet e vetme.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Jukaj; Gurishta, Çelikoviç, Pusi, Musta, Qato, Dros, Murataj, Ara, Balaj, Toma

Trajner: Edi Martini

MALISHEVA: Avdyli; Skovgard, D. Kryeziu, Vitija; Veliu, Ferati, Nafiu, Pira, Xhylani, Ibishi, Uka

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat