Pajaziti titullar, Raçi zëvendësues! Hajduku fiton ndaj skuadrës nga Qipro

Futboll

Pajaziti titullar, Raçi zëvendësues! Hajduku fiton ndaj skuadrës nga Qipro

Nga: K.Goca Më: 23 korrik 2026 Në ora: 23:03
Hajduku

Hajduku nga Spliti e mposhti skuadrën qipriote Pafos me rezultat 2:0 në stadiumin “Polud”, në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues për Europa League.

Golat u shënuan nga futbollistët Michele Shego (56’) dhe Dario Melnjak (64’).

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Limassol të Qipros.

Adrion Pajaziti u paraqit titullar, ndërsa Ron Raçi u aktivizua në minutën e 90+2.

Problemi kryesor për Hajdukun ishte kartoni i verdhë i hershëm i Adrion Pajazitit, i cili u ndëshkua që në minutën e katërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat