Skënder Shengyli: Në një duel për top kundër Darko Pançev

Futboll

Skënder Shengyli: Në një duel për top kundër Darko Pançev

Nga: K.G. Më: 8 gusht 2026 Në ora: 20:15
Pamje nga ndeshja e viteve të 80-tave

Legjenda e futbollit të Kosovës, Skënder Shengyli, ka publikuar një fotografi të viteve të 80-të, në kohën kur Prishtina e gjeneratës së artë luante në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë.

Shengyli ishte në duel me Darko Pançevin.

“Në një duel për top kundër Darko Pançev. Me të bardha shihet, Rifat Mehinoviq”, ka shkruar Shengyli në profilin e tij në facebook.

Në foto shihet Shengyli dhe Pançev, ndërsa prapa Rifat Mehinoviqi.

Shengyli për shumë vite ka qenë pjesë e Prishtinës, ku dhjetë herë u përballen me Vardarin në Ligën e Parë (pesë në Prishtinë e pesë në Shkup).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat