Është publikuar orari i ndeshjeve për javën e katërt të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë, e cila këtë herë do të luhet gjatë tre ditëve.
Java do të nis të premten me duelin Skopje – Tikveshi në orën 17:00.
Po atë ditë do të ketë edhe futboll mbrëmjeje në Shtip, ku Bregallnica do të presë Bashkimin 1947 nën dritat e reflektorëve në orën 19:00.
E vetmja ndeshje e së shtunës është ndeshja midis Shkëndijës së Haraçinës dhe Arsimit, e planifikuar për në orën 16:30, ndërsa të dielën nuk do të ketë futboll të ligës së parë.
Dy ndeshjet më interesante kanë mbetur për të hënën. Vardari do të presë Sileksin në orën 17:00 në Arenën Nacionale “Todor Proeski”, ndërsa Shkëndija dhe Struga Trim Lum do të përballen në orën 19:00 në terrenin e FFM-së.