Cremonese ofron 4 milionë euro për Shpendin

Futboll

Cremonese ofron 4 milionë euro për Shpendin

Më: 28 gusht 2026 Në ora: 13:59
Kristian Shpendi

Kristian Shpendi pritet që të transferohet te skuadra e Cremonese. Këta të fundit e shohin sulmuesin e Kombëtares shqiptare si zëvendësuesin ideal të Jamie Vardy.

23-vjeçari e nisi sezonin aktual në Serie B me Cesena, duke shënuar gol në barazimin me Sampdoria, por në Cremona janë të bindur se me 4 milionë euro do të marrin dritën jeshile nga bardhezinjtë për blerjen e kartonit të tij.

Cremonese gjithashtu është pjesë e ligës së dytë italiane, por ka një projekt ambicioz për t’u rikthyer sërish në Serie A.

Kristian Shpendi është prej 5 vitesh pjesë e Cesena dhe në 124 ndeshje ka shënuar 44 gola, prej tyre 12 vetëm vitin e kaluar.

Shpendi është gjithashtu pjesë e Kombëtares shqiptare dhe ka luajtur 3 ndeshje me fanellën kuqezi. Ai u grumbullua së fundmi nga trajneri Ronaldo Maran për miqësoret kundër Luksemburgut dhe Izraelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat