Juventus ka siguruar huazimin e sulmuesit gjerman Nick Woltemade nga Newcastle.
Bardhezinjtë do të paguajnë 5 milionë euro për huazimin njëvjeçar dhe do të mbulojnë të plotë pagën e 24-vjeçarit. Së bashku me Kolo Muani-n, trajneri Luciano Spalletti plotëson repartin e sulmit.
Ardhja e Woltemade u mundësua pas largimit të Jonathan David, i cili u transferua te Atletico Madrid në formë huazimi me të drejtë blerjeje.
Për të zëvendësuar gjermanin, Newcastle bleu me shpejtësi Matias Fernandez-Pardo nga Lille për 55 milionë euro. Trajneri Spalletti pati kontakte direkte telefonike me lojtarin për ta bindur që të zgjedhë projektin e “Zonjës”.