Merkatoja e verës në Serinë A tashmë ka përfunduar ne klubet italiane që duket se e kanë hapur “thesin”, duke bërë lëvizje të kënaqshme. Transferimi më i shtrenjtë ishte ai i Gonçalo Ramosit te Milani, ndërsa “Rossonerët” zënë dy vendet e para në këtë listë.
Milani bëri goditjen më të madhe të afatit kalimtar veror me blerjen e Ramosit nga PSG-ja për një shumë rekord për klubin. Gjithashtu, transferimi i Diego Moreiras mund të arrijë deri në 65 milionë euro, nëse aktivizohen të gjitha bonuset.
Juventusi renditet i treti me Randal Kolo Muanin, të cilin e bleu përfundimisht nga PSG-ja për një shumë që mund të arrijë në 50 milionë euro.
Në listë nuk janë përfshirë disa transferime ku klubet italiane aktivizuan këtë verë detyrimet për blerje pas huazimeve të sezonit të kaluar. Napoli, për shembull, aktivizoi blerjen e Rasmus Hojlund për 44 milionë euro, ndërsa Juventusi bleu përfundimisht Loïs Opendën për 42 milionë euro, të cilin e dërgoi në huazim te Lioni.
Një tjetër investim i madh u bë nga Komo, që shpenzoi rreth 60 milionë euro për të blerë 50 % e mbetur të kartonit të Niko Paz nga Real Madridi. Komo gjithashtu shpenzoi edhe 70 milionë euro për dy lojtarë si Moise Ken dhe Trevoh Çalobah.
Më poshtë janë 10 transferimet më të shtrenjta të verës në Serinë A:
Gonçalo Ramos – PSG → Milan: 74 milionë euro + bonuse
Diego Moreira – Strasbourg → Milan: 65 milionë euro me bonuse
Randal Kolo Muani – PSG → Juventus: 50 milionë euro me bonuse
Moise Kean – Fiorentina → Como: 40 milionë euro, përfshirë huazimin dhe transferimin përfundimtar
Jonathan Rowe – Bologna → Atalanta: 40 milionë euro, përfshirë huazimin dhe transferimin përfundimtar
Santiago Castro – Bologna → Roma: 35 milionë euro + bonuse
Curtis Jones – Liverpool → Inter: 35 milionë euro me bonuse
Djed Spence – Tottenham → Inter: 35 milionë euro me bonuse
Kerim Alajbegovic – Bayer Leverkusen → Juventus: 35 milionë euro me bonuse
Trevoh Chalobah – Chelsea → Como: 30 milionë euro + bonuse