Korenica kalon te Steaua e Bukureshtit

Futboll

Korenica kalon te Steaua e Bukureshtit

Më: 3 shtator 2026 Në ora: 19:56
Meriton Korenica

Mesfushori kosovar blihet nga Cluj për 1 milion euro, firmos kontratë 2-vjeçare

Meriton Korenica do të transferohet te Steaua e Bukureshtit.

Shqiptari nga Kosova luan aktualisht për Kluzhin në Rumani dhe klubet kanë rënë dakord për një shifër rreth 1 milion euro, duke përfshirë edhe bonuset.

Mesfushori që spikati te Ballkani disa sezone më parë do të prezantohet në një prej ekipeve më të mëdha në kampionatin rumun. Korenica do të firmosë një kontratë dyvjeçare dhe pritet të përfitojë 400 mijë euro në sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat