Telashet e futbollit profesionist shqiptar nuk kanë fund

Futboll

Telashet e futbollit profesionist shqiptar nuk kanë fund

Më: 12 shtator 2026 Në ora: 17:03
Pamje nga ndeshja

Kampionati i Kategorisë së Parë cilësohet profesionist me të njëjtën vlerë sa Kategoria Superiore sipas vlerësimeve që i bën FIFA kampionateve të ndryshme.

E megjithatë, kjo kategori e futbollit profesionist shqiptar ka telashe të vazhdueshme edhe për gjërat më themelore.

Në javën e parë, fillimi i ndeshjes së Ilirisë më Pogradecin u shty për disa minuta pasi në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë Krujë mungonte një zjarrfikëse, pasi ishte e impenjuar me fikjen e zjarreve në malin e Krujës dhe u prit derisa të vinte një e tillë dhe të vihej në dispozicion për zhvillimin e ndeshjes në stadium.

Sot, radhën e kishte stadiumi i Orikut, ku luhej ndeshja mes vendasve dhe Bylisit.

Këtë radhë, ndeshja u vonua për më shumë se 30 minuta në startin e saj, pasi në impiant mungonte ambulanca. U desh që të nisej një e tillë nga qyteti i Vlorës për t’u vënë në dispozicion në stadium që takimi të fillonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat