Çartet Xherdan Shaqiri, çon në këmbë Zvicrën

Futboll

Çartet Xherdan Shaqiri, çon në këmbë Zvicrën

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 13 shtator 2026 Në ora: 18:06
Kapiteni Xherdan Shaqiri

Kapiteni Xherdan Shaqiri sot ka treguar klasin e tij në fushë. Përveçse shënoi dy gola, ai asistoi edhe në një tjetër, duke e ndihmuar Baselin të shënonte një fitore të thellë në udhëtim, me rezultat 4:2 ndaj Luzernit.

Shaqiri zhvilloi paraqitjen e tij më të mirë në këtë edicion të Kampionatit të Zvicrës.

Pas një periudhe jo të mirë dhe kritikave për formën e tij, sot Shaqiri u rikthye si “ujku i vjetër” në fushën e lojës.

Ai realizoi në minutat 56 dhe 66, ndërsa asistoi për golin e dytë të Baselit, të cilin e shënoi Otele në minutën e 42-të.

Celar realizoi për Baselin në barazimin 1:1 në minutën e 4-t, ndërsa vendasit kishin kaluar epërsi në minutën e parë me golin e Kabwit dhe në fund realizoi Villiger (84’).

Shaqiri u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 57-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 72-të.

Pas javës së tetë, Baseli renditet në vendin e katërt me 13 pikë, ndërsa Luzerni gjendet në vendin e shtatë me 9 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat