Dukagjini dhe Drita përballen në Klinë, publikohen formacionet

Futboll

Dukagjini dhe Drita përballen në Klinë, publikohen formacionet

Më: 20 shtator 2026 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

Dukagjini dhe Drita do të përballen sot në stadiumin “13 Qershori” në Klinë, në kuadër të javës së shtatë të Superligës së Kosovës.

Skuadra klinase po kalon një sezon pozitiv deri më tani, pasi në gjashtë ndeshjet e zhvilluara ka regjistruar tri fitore dhe tri barazime.

Në anën tjetër, Drita, kampionia aktuale e Kosovës, ka zhvilluar pesë ndeshje deri më tani, në të cilat ka marrë dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet startuese të të dyja skuadrave.

Dukagjini: Haxhihamza, Bardhoku, Sinani, Basri, Bytyqi, Hugo, Pefqeli, Rexhaj, Zulfiji, Stevenson, Isufi.

Drita: Maloku, Besart Krasniqi, Pëllumbi, Salihu, Ovouka, Broja, Dabiqaj, Limaj, Jashari, Balaj, Bletrimi Krasniqi..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat