Dukagjini i Klinës nuk ka arritur një pikë në përballje me Dritën e Gjilanit.
Kampioni në fuqi, Drita ka triumfuar me rezultat 2:1 ndaj Dukagjinit, në takimin e javës së shtatë të elitës së futbollit të Kosovës.
Në minutën e 34-t, Drita kaloi në epërsi me golin e Blerim Krasniqit.
Për 2:0 realizoi Besnik Krasniqi në minutën e 65-të.
Dienit Isufi në minutën e 70-të ka ngushtuar rezultatin me gjuajtje të saktë nga zona.
Në minutën e 86-të, Altin Merlaku i pafat, shtylla e majtë e Dritës ia mohoi golin.
Ndeshja u luajt në stadiumin “18 Qershori” në Klinë dhe në një atmosferë të bukur e nën dritat e reflektorëve.
Dukagjini renditet në vend të tretë me 12 pikë dhe Drita në të katërtin me 11.