Çfarë ndodhi në debutimin e Adri Mehmetit me Amerikën?

Futboll

Çfarë ndodhi në debutimin e Adri Mehmetit me Amerikën?

Më: 27 shtator 2026 Në ora: 12:57
Adri Mehmeti

Një ëndërr u bë realitet për Adri Mehmetin nga trajneri Mauricio Poçetino.

Mesfushori shqiptar debutoi me ekipin e Amerikës në moshën 17 vjeçare, teksa përballë ishte Peruja.

Miqësorja u fitua 4 me 1 nga amerikanët. 

Mehmeti mori vendin e kapitenit Tajler Adams në minutën e 88-të. Reagimi i Adams dhe Mehmetit u bë viral pasi u panë bashkë duke qeshur.

Një moment mjaft i veçantë për Mehmetin, teksa kishte treguar më parë që Adams e shikon si model. Të dy janë produkt i akademisë së Nju Jork Red Bulls.

Mehmeti është një nga lojtarët më të vlerësuar në botë për datëlindjen 2009. Ofertat për të nga Europa nuk kanë munguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat