Shqipëria nuk zhgënjeu kundër Bjellorusisë në Ligën e Kombeve, duke e nisur me fitore këtë fushatë, 2:0.
Paraqitja e kuqezinjve ka dhënë ndikim të madh edhe në shanset për ngjitjen në Ligën B, pasi aktualisht ekipi i Muran ndodhet në Ligën C.
Sipas “Football Meets Data”, e cila trajton të dhënat, modelet statistikore, simulimet dhe probabilitetet, theksohet se shanset e Shqipërisë për të ngjitur një ligë më lart si “kokë grupi” janë 62%, bindëse.
Në këtë “prizëm”, Kombëtarja do të kishte mundësi të mëdha për të kapur Kampionatin Europian përmes këtij kompeticioni, i cili e afron shumë pranë me objektivin.