Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me San Marinon.
Sfida ku fitorja nuk diskutohet nis në orën 20:45, ndërsa vlen për raundin e dytë në Ligën e Kombeve.
Luis Hasa është kthyer në dispozicion të trajnerit Rolando Maran, duke marrë vendin e Naser Alijit që përfundon në tribunë. Hasa merr edhe fanellën e Alijit, pasi sot do të mbajë numrin 13 që ndaj Bjellorusisë ishte në dispozicionin e mbrojtësit të Dinamos.
Hasa kishte në qershor numrin 22 që tashmë mbahet nga Stavro Pilo. Në anën tjetër, Ismajli ka pikërisht numrin 18 që mbante Pilo në qershor.
Kujtojmë se Ernest Muçi me numrin 10 është ylli i Kombëtares. Kuqezinjtë ndërkohë duan vendin e parë në Grupin 1 të Ligës C.