Xhaferi shfaqet në forumin e Copenhagen me mesazhin e qartë

Futboll

Xhaferi shfaqet në forumin e Copenhagen me mesazhin e qartë

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 18:34
Xhaferi

Kanë kaluar ditë dhe Vllaznia ende nuk ka bërë akoma një sqarim publik sa i takon pozicionit të stolit.

Edhe pse dihet që rrugët janë ndarë me trajnerin Edi Martini, shkodranët nuk kanë ndërmarrë një veprim konkret për të konfirmuar këtë ndarje, ndërsa kandidatët për pasuesin e tij po vlerësohen.

Mirëpo, presidenti i klubit, Alban Xhaferi duket se ka lënë mënjanë këtë angazhim për gjetjen e trajnerit të ri, për t’u bërë pjesë e forumit në Copenhagen, teksa në një postim në profilin e tij në Instagram shkruan me krenari që përfaqësoi Vllazninë në këtë ngjarje të rëndësishme.

“Krenari dhe përgjegjësi të përfaqësoj KF Vllaznia në këtë forum të rëndësishëm, duke forcuar marrëdhëniet dhe pozicionin e klubit tonë në familjen e madhe të futbollit europian. Vllaznia, gjithmonë me ambicie përpara!”, shkruan Xhaferi.

Sa i përket zërave që po qarkullojnë për pasuesin e mundshëm, në media po qarkullon emri i Csaba Laszlo, trajneri rumuno-hungarez me një CV të pasur ndërkombëtare.

Megjithatë, gjithçka është në kuadrin e spekulimit, pasi mes palëve nuk ka patur diçka konkrete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat