Skënder Shengyli dhe Prishtina të pafat në Beograd, Partizani vajtonte dhe një minutë heshtje në stadium...

Futboll

Skënder Shengyli dhe Prishtina të pafat në Beograd, Partizani vajtonte dhe një minutë heshtje në stadium...

Nga: K.G. Më: 30 shtator 2026 Në ora: 18:46
Skënder Shengyli

Prishtina ishte e pafat më 8 shtator të vitit 1985 në stadiumin e Partizanit të Beogradit.

Ishte jo vetëm afër që të fitonte pikë por edhe të merrte fitore.

Skënder Shengyli me shokë të pafat nga kjo sfidë.

Bie goli në minutën e fundit, një humbje që nuk e meritonte Prishtina në fushën e lojës.

Një ndeshje që u zhvillua nën hijen vajit të Partizanit të Beogradit. 

Pas javës së shtatë të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë, Dinamo e Vinkovcit kryesonte me 9 pikë, ndërsa Partizani renditej në vend të tretë me 9 dhe Prishtina në të shtatin me 8.

“Në një lojë korrekte dhe për nga cilësia e nivelit të lartë, para së gjithash me një minutë heshtje i bëjnë nderimin e fundit Dragan Mances (futbollist), i cili tragjikisht humbi jetën para gjashtë ditësh.

Futbollistët e Partizanit mundën Prishtinën me rezultatin minimal, 1:0 (0:0), me golin e Radanoviqit në minutën e 90-të.

Edhe një herë për Prishtinën u përsërit rezultati tragjik, pasi goli u pësua në sekondat e fundit të lojës!

Kështu, edhe një herë për Prishtinën u përsërit rezultati tragjik, pasi goli u pësua në sekondat e fundit të lojës.

Kështu që Prishtina edhe një herë u kthye nga udhëtimi duarthatë edhe pse pati rast jo vetëm të dalë me një pikë, por, sipas ngjarjes në terren, edhe ta fitojë ndeshjen”, ka shkruar gazeta “Rilindja” më 9 shtator të vitit 1985. 

“Nga një aksion i parrezikshëm nga ana e djathta Sinani, pa nevojë, e ktheu topin në korner.

Në semafor shënohej minuta e 90-të. Ekzekutimin e kornerit me mjeshtëri e pret Radanoviq, i cili gjuan furishëm nga afërsia dhjetë metra dhe Zalladi nuk pati çka të bëjë në atë moment, sepse gjuajtja ishte shumë e furishme.

Kështu, Prishtina kthehet edhe një herë nga një udhëtim pa pikë, të cilën të thuash e kishte në xhep deri në momentin e fundit”, ka shkruar mes të tjera gazeta.

Partizani – Prishtina 1:0
Stadiumi i APJ-së në Beograd.
Gjyqtar: Jovica Beshlin (Kikinda).
Shikues: Mbi 20.000.
Shënues: Radanoviqi (90').
Kornerët: 9:2.
Partizani: Omeroviqi 7, Nikodijeviqi 7, Rojeviqi 7, Vermezoviqi 6, Çapliqi 7, Radanoviqi 8, Gjelmashi 5 (Gjukiqi), Zhivkoviqi 6. Varga 6, Stefanoviqi 6 dhe Vuçiçeviqi 6.
Prishtina: Rade Zalladi 8, Xhevdet Muriqi 7, Shefqet Sinani 6, Sahit Kelmendi 7, Skënder Shengyli 7, Rifat Mehinoviqi 7, Mensur Nexhipi 6, Kujtim Shala 6 (Miodrag Çirkoviqi), Fadil Vokrri 7 (Arbnor Morina), Fadil Muriqi 7 dhe Zoran Batroviqi 6.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat