Alioski: Është e lehtë të kritikojmë, por mendoj se duhet të mësojmë

Futboll

Alioski: Është e lehtë të kritikojmë, por mendoj se duhet të mësojmë

Nga: K.G. Më: 7 tetor 2026 Në ora: 12:22
Gianni Alioski

Maqedonia e Veriut pësoi tjetër humbje në Divizionin B të Ligës së Kombeve në futboll, kësaj radhe në udhëtim nga Zvicrës me rezultat 3:0.

Gianni Alioski për herë të parë ishte pjesë e ekipit në këtë cikël shtator/tetor.

Pas ndeshjes, ai tha se është e lehtë të kritikosh, por tani duhet të mësojnë më shumë:

“Është e vështirë për ne pas humbjes.

Treguam se kemi cilësi dhe se mund të luajmë futboll. Është e lehtë të kritikojmë, edhe të rinjtë.

Trajneri i dha mundësinë të gjithëve dhe duhet të mësojmë nga këto humbje dhe gabimet. Dy gabime, dy gola, janë më se të mjaftueshme që Zvicra ta vendosë fituesin.

Duhet të besojmë, sepse kjo gjeneratë shumë herë ka treguar se mund të rikthehet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat