Ferizaj me kryetrajnerin Arbnor Morina ka marrë veten dhe gradualisht po ngrihet në renditjen e tabelës së Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Ferizaj, në cilësinë e mysafirit, ka triumfuar në derbin e qytetit me rezultat 4:1 ndaj Dinamos, në takimin e javës së dhjetë.
Ferizajasit i shkaktuan humbjen e parë e të thellë dinamovitëve.
Autorë të golave janë Arlind Maqedonci, Erion Sadriu, Sinan Kadiri dhe Planet Veseli.
Prishtina e Re kryeson me 21 pikë, ndërsa Dinamo bie në vend të dytë me 19.
Ferizaj është në vendin e gjashtë me 16 pikë të grumbulluara.