Nga e premtja deri të dielën do të zhvillohen pesë ndeshjet e javës së 11-të të sezonit aktual në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Vëmendja kryesore do të jetë në Gostivar, ku të shtunën, nga ora 14:00, do të zhvillohet superderbi mes Shkëndijës dhe Vardarit.
Sipas mediumit maqedonas “SportSport”, për gjyqtar kryesor të kësaj përballjeje është caktuar Stojançe Trpçevski.
Në ekipin e gjyqtarëve do të jenë edhe Aleksandar Gjurovski, Filip Ickovski dhe Aleksandar Vasilevski, ndërsa në dhomën e VAR-it do të punojnë Vllatko Iljoski dhe Boris Trajkov.
E premte
Kratovë: Sileksi – Shkëndija e Haraçinës, ora 14:00. Gjyqtar: Done Ristovski
E shtunë
Strugë: Struga Trim Lum – Skopje, ora 12:00. Gjyqtar: Bllagojçe Ralevski
Gostivar: Shkëndija – Vardari, ora 14:00. Gjyqtar: Stojançe Trpçevski
E diel
Gostivar: Arsimi – Bregallnica, ora 12:00. Gjyqtar: Benjamin Kerimi
Kavadar: Tikveshi – Bashkimi, ora 14:00. Gjyqtar: Dimitar Pileshkov