Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Gjilanit dhe Llapit, e vlefshme për xhiron e 11-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Pas 45 minutave lojë, rezultati mbetet 0-0, ndërsa gjatë pjesës së parë ndeshja është ndërprerë për disa minuta.
Në minutën e 23-të, tifozët e Gjilanit kanë ndezur mjete piroteknike, duke bërë që përballja të ndalet përkohësisht.
Gjilani po kërkon pikët e plota për të vazhduar garën në pjesën e sipërme të tabelës, ndërsa Llapi synon të marrë një rezultat pozitiv për të përmirësuar pozitën e tij në renditje.
Gjithçka mbetet e hapur për pjesën e dytë, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë golin e epërsisë.