Vora u mposht nga Laçi me rezultatin 0-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të Superiores. Pas duelit, foli për mediat dhe trajneri i vorakëve, Arjan Bellai.
“E humbët agresivitetin? Sigurisht që e ndjeva. E dinim Laçin që ishin agresivë. Pashë që kishim probleme në qarkullimin e topit. Lojtarët ishin individualistë.
Laçi kishte epërsi më shumë se ne. Jeta vazhdon, kemi ndeshje të mërkurën, do nxjerrim mësimet tona. Pasi i topit mund të shërbehej më mirë. A do ndryshoje mendimin tani?
Sigurisht që ne e kishim përgatitur. E kishim parë e kishim studiuar topin. Menduam që ta luanim me pres lartë. ishim shumë të ngathë. Pa u orientuar në fushën e lojës. Kur kishim mundësinë për të dalë në tranzicion, ishim individualistë. Ne e menduam gabim, vendosja e disa lojtarëve gabim. Duke bërë driblime, humbëm topin dhe bëmë gabime si individë.
Varësi Vora nga Karrica? Sigurisht që nga Karrica. Nga momenti kalon një hënë të mirë, ka patur goxha ndeshje të mira. Nuk ishte në ditën e mirë.
Futbollisti e ka të drejtën për gjithçka për lojën e dobët. Mund të merrnim një barazim, po nuk kishim ato raste. Thjesht për agresivitetin. Në goditjet standarde të jemi agresiv.
Sot duke parë që nuk ishte në ditën më të mirë. Po nuk e menduam ashtu, më mirë të dilte Karrica. Nuk ishim përgatitur për këtë jo lojë të mirë sot. Do shohim alternativat që do punojmë”, tha Bellai.