Ismajli para ndeshjes së nesërme në Kupë: Respekt për Bellasicën, por Struga Trim Lum hyn vetëm për fitore

Futboll

Ismajli para ndeshjes së nesërme në Kupë: Respekt për Bellasicën, por Struga Trim Lum hyn vetëm për fitore

Më: 27 tetor 2026 Në ora: 19:15
Qëndrim Ismajli

Nesër, në orën 13:30, në stadiumin e qytetit në Strugë, në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut, Struga TL do të përballet me skuadrën e Bellasicës nga Strumica.

Në prag të ndeshjes së nesërme, për këtë takim ka folur edhe mbrojtësi i majtë i Struga TL-së, Qëndrim Ismajli.

“Jemi përgatitur shumë mirë gjatë këtyre tri ditëve.

Mendoj se kemi një ekip mjaft të mirë për të shkuar deri në fund në Kupë dhe për ta sjellë trofeun në Strugë, pasi ky qytet e meriton.

Të gjithë jemi 100 për qind të përqendruar në kualifikimin për raundin tjetër.

Kemi respekt të plotë për kundërshtarin dhe nuk e nënvlerësojmë në asnjë mënyrë, por në këtë ndeshje hyjmë vetëm për fitore, në mënyrë që ta vazhdojmë serinë pozitive si në kampionat, ashtu edhe në Kupë“, thotë Ismajli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat