Hoxha shënon dhe asiston, Kamberi titullar në fitoren e Zurich-ut

Futboll

Hoxha shënon dhe asiston, Kamberi titullar në fitoren e Zurich-ut

Nga: K.Goca Më: 1 nëntor 2026 Në ora: 16:09
Selmin Hoxha me të bardha shënon gol në minutën e 82-të për Zurich-un

FC Zurich ka shënuar fitore të madhe në Bernë, duke e mposhtur Young Boysin me rezultat 5:3, në takimin e javës së 12-të të Superligës së Zvicrës në futboll.

Protagonist i kësaj fitoreje ishte edhe futbollisti Selmin Hoxha, i cili u aktivizua si zëvendësues dhe arriti të shënonte një gol dhe të regjistronte një asistim.

Kapiteni Lindrit Kamberi u paraqit nga minuta e parë, ndërsa Hoxha u aktivizua në minutën e 79-të.

Sipas mediumit zviceran “Blick”, në minutën e 82-të, pranë zonës së rreptësisë së Young Boysit, FC Zurich fitoi një goditje dënimi. Kapiteni Lindrit Kamberi gjuajti fuqishëm, por portieri Keller e grushtoi topin përpara. Stefan Bukinac nuk arriti ta godiste topin, ndërsa Hoxha shfrytëzoi rastin dhe e dërgoi fuqishëm në rrjetë për 3:4.

Në minutën e 90+2-të, Hoxha harkoi nga krahu i djathtë, ndërsa Umeh Emmanuel përfitoi nga pasimi dhe shënoi për rezultatin përfundimtar 3:5.

Për Young Boysin shënuan Essende (22’, 29’) dhe Sanches (40’), ndërsa për FC Zurich realizuan Keny (12’, nga penalltia), Emmanuel (25’, 90+2’), Comenencia (60’) dhe Hoxha (82’).

Kamberi dhe Hoxha festojnë kështu një fitore të rëndësishme në udhëtim.

Young Boysi renditet në vendin e dytë me 25 pikë, ndërsa FC Zurich ndodhet dy pozita më poshtë, në vendin e katërt me 20 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat