Drejtori ekzekutiv i Juventusit, Giovanni Carnevali, ka konfirmuar në mbledhjen e aksionarëve të klubit se, sipas rregulloreve të UEFA-s, Edon Zhegrova nuk mund të përfshihet në listën e lojtarëve në vend të Manuel Locatellit.
“Locatelli është futbollist i formuar në Itali dhe mund të zëvendësohet vetëm nga një lojtar i formuar në Itali. Pra, Ekhator dhe jo Zhegrova", deklaroi Carnevali.
Sipas portalit “Goal”:, Locatelli do të mungojë deri në muajin mars për shkak të lëndimit, ndërsa Zhegrova nuk ishte përfshirë në listën e Juventusit për garat e UEFA-s në fillim të sezonit.
As Jeff Ekhator nuk ishte pjesë e listës, pasi ishte i lënduar në kohën kur u dorëzuan listat.
Sulmuesi, i lindur në vitin 2006, i cili iu bashkua Juventusit nga Genoa gjatë verës, është rikthyer në përbërjen e skuadrës për ndeshjet kampionale. Ai ishte në listën e lojtarëve për takimin e së dielës, të cilin Juventusi e fitoi 2:0 ndaj Napolit në stadiumin Allianz.