Tre klube të Bundesligës luajnë sonte në Champions League

Futboll

Tre klube të Bundesligës luajnë sonte në Champions League

Nga: Bota sot Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 11:30
Fotoilustrim

Pas fitores së Bayernit në Madrid ndaj Atlético-s, sonte në xhiron e katërt të fazës së ligës luajnë edhe tri klube të tjera gjermane.

Borussia Dortmund pret në shtëpi Betisin. RB Leipzig përballet në shtëpi me Manchester City-n, ndeshja më e vështirë e mbrëmjes për klubet gjermane. VfB Stuttgart luan në Stamboll kundër Galatasaray-t.

Leipzig ka nevojë më shumë se të tjerët për pikë, pasi e nisi fushatën me humbje 1:4 në Como.

Dortmund dhe Stuttgart i fituan ndeshjet e para, përkatësisht 3:2 ndaj Villarrealit dhe 3:1 ndaj Vikingut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat