Sulmuesi i FC Zurich-ut, Umeh Emmanuel, është dashur të përjashtohej me karton të kuq në ndeshjen kundër Young Boys (YB).
Në këtë përfundim ka arritur Federata Zvicerane e Futbollit (SFV), në rubrikën e saj „Ref's Insights“, ku analizohen rastet e diskutueshme të xhiros së fundit të Superligës zvicerane.
Në minutën e 86-të, gjatë një dueli me Armin Gigovic, sulmuesi Emmanuel kishte përdorur qëllimisht krahun kundër kokës së kundërshtarit, si dhe e kishte goditur me dorë në fytyrë.
Në atë moment, FC Zürich ishte në epërsi me rezultat 4:3.
Megjithatë, në vend të kartonit të kuq për Emmanuelin, gjyqtari akordoi goditje dënimi në favor të FC Zürich-ut.
Në minutat shtesë, sulmuesi shënoi edhe golin e pestë për skuadrën mysafire, duke vulosur fitoren 5:3.