Trpçevski gjykon derbin e madh në Strugë

Futboll

Trpçevski gjykon derbin e madh në Strugë

Më: 5 nëntor 2026 Në ora: 19:20
Shkëndija anga Tetova

Këtë fundjavë do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e xhiros së 13-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Vëmendjen kryesore, natyrisht, e tërheqin dy derbit e kësaj jave, ai në Strugë, ndërmjet Struga Trim Lum dhe Shkëndijës nga Tetova, si dhe përballja në Kratovë, ndërmjet Sileksit dhe Vardarit.

Në Strugë, aty ku përballen dy skuadrat kryesuese të kampionatit, drejtësinë do ta ndajë Stojançe Trpçevski, ndërsa në Kratovë, përgjegjës për gjykimin e ndeshjes do të jetë Jovan Kacevski.

Java e 13-të
E premte

Kavadar: Tikvesh – Skopje (Blagojçe Ralevski), ora 13:00.

E shtunë
Strugë: Struga Trim Lum – Shkëndija T. (Stojançe Trpçevski), ora 12:00.
Kratovë: Sileksi – Vardari (Jovan Kacevski), ora 13:00.

E diel

Kumanovë: Bashkimi – Bregallnica (Benjamin Kerimi), ora 12:00.
Gostivar: Arsimi – Shkëndija H. (Plarent Salihi), ora 13:00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat