Fermín Lopez: Nuk e shihja kurrë veten si të rëndësishëm

Futboll

Fermín Lopez: Nuk e shihja kurrë veten si të rëndësishëm

Më: 7 nëntor 2026 Në ora: 11:26
Futbollisti Fermín López

Fermín López ka rrëfyer për “Mundo Deportivo” vështirësitë që kaloi gjatë formimit të tij te Barcelona, kur nuk ndihej i rëndësishëm në skuadër dhe dyshonte për të ardhmen.

“Gjithmonë kam pasur dyshime, sepse nuk e kam pasur kurrë të lehtë.

Nuk e shihja veten si të rëndësishëm dhe nuk kisha të njëjtin progres si shokët e tjerë.

Kjo të bën të mendosh se rrugëtimi yt këtu mund të mos vazhdojë”, – deklaroi mesfushori.

Ai kujton se nuk luante dhe ishte larg familjes, por sot i sheh ato periudha si një mësim: “Tani, pas shumë vitesh, e kuptoj se kjo përvojë më ka ndihmuar të arrij aty ku jam dhe të bëhem njeriu që jam”.

Fermín foli edhe për sfidën e së dielës ndaj Atlético Madridit, ku Barcelona synon të mbrojë kreun e La Liga-s:

“Sezonin e kaluar na shkaktuan shumë dëme dhe na eliminuan dy herë. Janë një skuadër e madhe dhe do të na e vështirësojnë shumë. Eliminimet nga Interi dhe Atlético ishin momentet më të vështira te Barcelona”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat