Moreira: Duhet të gjejmë vazhdimësi në lojë e rezultate

Futboll

Moreira: Duhet të gjejmë vazhdimësi në lojë e rezultate

Më: 12 nëntor 2026 Në ora: 13:34
Futbollisti Diego Moreira

“Nuk mund të luajmë mirë, pastaj keq, e më pas sërish mirë. Duhet të gjejmë vazhdimësi. Kërkon kohë, por do ta gjejmë”.

Kështu deklaroi mesfushori i Milan, Diego Moreira, referuar rezultateve me luhatje të kuqezinjve mes Serie A dhe Europa League.

“Në ndeshjen e fundit ndaj Genoa dëshmuam se mund të luajmë sipas stilit të Milan”, shtoi ai.

“Trajneri më kërkon të mbroj shumë, sepse e di që jam i aftë për ta bërë këtë dhe se mund të përmirësohem”, tha më tej Moreira, 4 gola në 10 ndeshje në total me fanellën kuqezi.

“E di që duhet të bëhem më i mirë, por e gjitha kjo është pjesë e zhvillimit tim“, u shpreh Diego Moreira, 22 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat