Rast i veçantë te Kombëtarja

Futboll

Rast i veçantë te Kombëtarja

Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 12:22
Futbollisti Feta Fetai

Ernest Muçi është mungesa e madhe e Kombëtares ndaj Bjellorusisë.

Fanella e tij me numrin 10 i ka kaluar Feta Fetait siç raporton “Panorama Sport”. 21-vjeçari, që dhe pse është grumbulluar disa herë me kuqezinjtë, nuk regjistron asnjë minutë duke u bërë rast i veçantë.

Për mesfushorin me tipare difensive është hera e tretë që përfshihet në skuadër prej dy vitesh.  

Ysni Ismaili është risia e listës me 23 lojtarë. Mbrojtësi i Dinamos merr vendin e Ylber Ramadanit, i cili mungon për shkak të pezullimit nga kartonët.

Ismaili merr pikërisht fanellën me numër 20 që mban Ylberi. Ramadani dhe Muçi do e shohin ndeshjen bashkë me Klevi Qefalinë në tribunën e stadiumit “Illovszky Rudolf” të Budapestit.

Shqipërisë i mjafton barazimi ndaj Bjellorusisë. Kështu do e mbyllë në krye të grupit C1 të Ligës së Kombeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat