Guardiola nuk ka ndërmend të bëhet përzgjedhës i SHBA-së

Futboll

Guardiola nuk ka ndërmend të bëhet përzgjedhës i SHBA-së

Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 20:41
Guardiola ka vendosur të bëjë një pushim njëvjeçar nga futbolli!?

Ish-trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk ka ndërmend të marrë drejtimin e kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bëjnë të ditur mediat angleze.

Sipas raportimeve, Guardiola ka vendosur të bëjë një pushim njëvjeçar nga futbolli pas largimit nga stoli i Manchester Cityt.

Pra, ashtu siç kishte vepruar edhe pas largimit nga Barcelona dhe Bayern Munih.

Guardiola nuk e ka fshehur dëshirën që një ditë të drejtojë një kombëtare, por aktualisht prioriteti i tij është të pushojë për një vit nga futbolli.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat