Në kampin e Milanit ka orë shqetësimi për gjendjen fizike të Majk Menjasë.
Portieri kuqezi, i aktivizuar si titullar nga Zinedin Zidan në ndeshjen Francë-Turqi, sfida e fundit e francezëve në Ligën e Kombeve, nuk u rikthye në fushë pas pushimit të pjesëve, duke i lënë vendin Gijom Restesit, portierit të Tuluzës. 31-vjeçari dyshohet se u ndal për shkak të një problemi në ijë, në zonën e muskujve aduktorë, pas një përplasjeje me një futbollist kundërshtar.
Sipas asaj që shkruan “L’Équipe”, ish-portieri i Lilës iu nënshtrua sot kontrolleve të para mjekësore, të cilat kanë dhënë rezultate qetësuese.
Menjani pritet të rikthehet në stërvitje në mesin e javës dhe, për rrjedhojë, të jetë në dispozicion të dielën për ndeshjen Milan-Frozinone.
Klubi kuqezi do të ketë më shumë siguri gjatë ditës së martë, kur portieri do t’u nënshtrohet ekzaminimeve më të hollësishme mjekësore.