Kosova pësoi humbje të rëndë në Dublin, me rezultat 3:0, nga Republika e Irlandës, në ndeshjen e xhiros së fundit të Grupit 3 të Ligës B të Kombeve.
Me këtë humbje, Kosova jo vetëm që nuk arriti ta sigurojë vendin e dytë, i cili do ta dërgonte në play-off për një vend në Ligën A, por për pak i shpëtoi edhe rënies nga Liga B. Fati i Kosovës ishte se Austria e ndali Izraelin, duke barazuar me rezultat 1:1.
Ish-futbollisti i mirënjohur, Xhevat Kurti, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, duke theksuar se Kosova ka mundur të arrijë më shumë: “Kur thyhet kerri, gjen rrugë boll!
Kosova ndoshta ka merituar më shumë, ndoshta jo. Kemi mundur më mirë, sigurisht, por Liga B nuk do të thotë se jemi keq!
Foda ka punuar shumë, ka pasur vështirësi dhe disa lojtarë e lanë ekipin rrugës. Nuk mund t’ia lëmë gjithë fajin atij. Gabime ka pasur, por ato duhet të shërbejnë për të mësuar.
Edhe për kartonin e kuq kundër Irlandës, mos ta paragjykojmë djaloshin. Ndoshta ishte instinkti i momentit, dëshira për të mos pësuar gol dhe për ta mbrojtur Kosovën. Gaboi, por meriton përkrahje, jo gjykim.
Edhe Maradona shënoi me dorë dhe Argjentina u bë kampione e botës!
Fisnik Asllani? Për mua, duhet të jetë gjithmonë titullar!
Edhe Albion Rrahmani duhet të marrë hapësirën dhe besimin e duhur në sulmin e Kosovës !
Talent kemi sa të duash.
”Pa e kercy gardhin nuk mund te besh Hop ”
Duhet punë, durim dhe vazhdimësi.
Kosova po rritet hap pas hapi. Fajtorët në fund mbeten jetimë, por unë besoj në këtë ekip dhe në të ardhmen e tij”.