Albina Rugova -  oksigjeni i Istogut

Hendboll

Albina Rugova -  oksigjeni i Istogut

Nga: K.G. Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 13:29
Albina Rugova -  oksigjeni i Istogut

Albina Rugova është prej hendbollisteve që e bën diferencën në Kampionatin e Kosovës. 

Ajo është edhe si oksigjen për ekipin e Istogut, kampione vjeshtore, me të cilën lidhen edhe sukseset në tre vitet e fundit, së bashku me lojtare të tjera. Klub që tani po frymon më lehtë se në vitet e mëparshme, për shkak se e kanë palestrën e tyre dhe ushtrojnë e luajnë si vendas, jo më në palestra të qyteteve tjera.

Faruk Shala, trajner i klubit, ka fjalë të mëdha për Albinën. 

Image

Pak ditë më parë Federata e Hendbollit e Kosovës ka shpallur “kapitenen e Istogut Albina Rugova hendbollisten më të mirë të Kosovës.

KHF Istogu në ditët e sotme është klubi model sportiv në Kosovë për nga organizimi, profesionalizimi, kualiteti etj., por jo çdoherë ka qenë i tillë. 

Rritja dhe zhvillimi i KHF Istogu ka kaluar nëpër një periudhë të gjatë e të mundimshme, Istogu mbahet mend si klubi që ka kaluar nëpër vështirësi e barriera më të mëdha që mund të këtë kaluar një klub sportiv në Kosovë dhe me gjerë, çoftë ato financiare, infrastrukturore, dhe pengesave të llojeve të ndryshme të herë pas hareshme edhe të faktorit njeri, e bashkë me klubin edhe hendbollistet e tij. 

Albina Rugova është njëra prej shumë hendbollisteve istogase që ka rrugëtuar bashkë me klubin nëpër këtë sakrificë, për tu bërë shembulli më i mirë që me punë përkushtim mund të arrish edhe atë që nganjëherë duket e pamundur.

Albina Rugova me Istogun ka fituar të gjithë trofetë e mundur, kampione me gjenerata të reja, kampione dhe fituese e kupës së Kosovës me seniore, tri herë aloja e majtë më e mirë, golashënuesja më e mirë, dhe hendbollistja më e mirë e Kosovës, tash e 7 vite është anëtare e rregullte e përfaqësueses së Kosovës duke marrë pjesë në të gjitha garat që kombëtarja Kosovës paraqitet. Tash e katër vite rregullisht paraqitet me Istogun në kupa të Evropës duke ndihmuar së bashku me shoqet e skuadrës që qyteti i Istogut të njihet si qytet i hendbollit në kudo në Evropë. 

Andaj si trajner e mësimdhënës ndihem krenar dhe i privilegjuar qe kam pas rastin të jap kontributin tim në këtë rrugëtim të përbashkët, që qytetit të Istogut me i dhënë një sportiste model dhe shembull për vajzat e reja që dëshirojnë të ndjekin rrugën e suksesit.

E them këtë jo për të mos dashur të jem modest me sukseset tona të përbashkëta sepse ato tani më janë të dëshmuara botërisht për të gjithë, por për të rikujtuat edhe një herë të kaluarën dhe të tashmen, duke ilustruar shembullin e krijimit dhe zhvillimit të një sportiste të nivelit kulmor”, ka shkruar Shala në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat