Takohen Shqiponja e Istogu

Hendboll

Takohen Shqiponja e Istogu

Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 11:35
Hendbollistet e Shqiponjës

Java e ardhshme është e rezervuar për ekipet kombëtare të hendbollisteve.

Por fillimisht në Kosovë do të luhen ndeshjet e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll.

Vëmendja do të jetë në Gjakovë, ku të dielën prej orës 15:00 është derbi i xhiros. Takohen Shqiponja e Istogu, dy skuadrat që synojnë trofetë.

Të dy skuadrat i kanë nga dhjetë pikë, dy më pak se Samadrexha. Istogu është i dyti, kurse Shqiponja e treta.

Të dielën është edhe ndeshja mes Samadrexhës dhe Besës, që fillon në ora 18:00. Xhiroja hapet të shtunën me ndeshjen Prishtina – Ferizaj, që fillon në ora 18:30.

Në Ligën e Parë në program është java e shtatë. Të shtunën janë tri ndeshje: Jusuf Gërvalla – Vushtrria (17:30), Prizreni – Trepça (16:30), Vëllaznimi – Dukagjini (19:00, Klinë). Vjosa – KEK-u është ndeshja mbyllëse e javës, që luhet të dielën nga ora

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat