Hendbollistet e klubit shqiptar, Çairi, u kualifikuan në 1/8 e finales së Kupës Evropiane të EHF-së, pasi edhe në ndeshjen e kthimit e mposhtën ekipin e Kurit nga Azerbajxhani, këtë herë me rezultat edhe më bindës, 32:21.
Pas fitores 27:24 në ndeshjen e parë, kësaj radhe vajzat e drejtuara nga Basri Latifit e dominuan plotësisht kundërshtarin dhe që nga fillimi nuk i lejuan atij të shpresonte se mund të arrinte diçka më shumë në këtë përballje.
Damçevska, Mahmud, Ristiq, Pavllova, Galal dhe Gjorgjievska shënuan nga katër gola secila, ndërsa nga tri gola realizuan Kraleva dhe Veljanoska. Portieret Kojoviq dhe Kirova regjistruan së bashku dhjetë pritje.
Me këto dy fitore dhe kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës EHF, Çairi e përsëriti suksesin më të madh në historinë e klubit, të arritur edhe në sezonin 2024/25, kur gjithashtu kishte luajtur në mesin e 16 ekipeve më të mira, por ishte eliminuar nga skuadra çeke Slavia Praga.
Kundërshtarin e radhës, Çairi do ta mësojë në shortin që do të hidhet të martën në Vjenë.