Deçani ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll.
Të mërkurën mbrëma skuadra deçanase fitoi në shtëpi ndaj Prishtinës me rezultat 39:29. Ishte kjo ndeshje e mbetur e xhiros së shtatë.
Albi Gjuka me tetë, Arbios Mushkolaj me gjashtë dhe Isuf Kadrijaj e Brahim Shabanaj me nga pesë gola, u dalluan me efikasitet te Deçani.
Te Prishtina dhjetë gola i shënoi Enis Kuleta. Gjashtë i realizoi Lum Xhemajli, kurse nga pesë i kishin Ylli Visoka e Valdrin Rashica.
Deçani tani i ka 12 pikë në vendin e dytë, sa edhe Besa Famgas në të parin.
Prishtina është e gjashta me dy pikë.