Skuadra shqiptare e Çairit do të zhvillojë të dyja ndeshjet e rrethit të tretë të Kupës Evropiane të EHF-së në hendboll kundër ekipit azerbajxhanas Kur.
Dy skuadrat kanë arritur marrëveshje që të dyja përballjet të zhvillohen në qytetin Mingachevir të Azerbajxhanit, në palestrën ku Kur i zhvillon ndeshjet si vendas.
Ndeshja e parë do të luhet më 13 nëntor, nga ora 14:00, në Qendrën Olimpike të Mingachevirit, ndërsa takimi i kthimit është programuar për 15 nëntor, në të njëjtën orë dhe në të njëjtën palestër.
Vashat e Çairit ishin të lira në raundin e dytë, ndërsa tani i pret një mundësi e mirë për të siguruar kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira të garës.
Për skuadrën shqiptare nga Shkupi, sfida ndaj Kur-it paraqet një hap të rëndësishëm drejt vazhdimit të rrugëtimit evropian.