Kastrioti në prag të shuarjes, FHK-ja vendos vijat e kuqe

Hendboll

Kastrioti në prag të shuarjes, FHK-ja vendos vijat e kuqe

Nga: K.Goca Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 17:06
Klubi i hendbollit Kastrioti i Ferizajt

Sot është 3 nëntori dhe shtatë herë kampionia e Kosovës, klubi i hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (femrat), ende nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje. 

Madje, skuadra nuk i ka filluar as stërvitjet!

Klubi është në prag të shuarjes, ndërsa Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) ka vendosur vijat e kuqe.

Burime brenda FHK-së thonë se gjithçka e ka një kufi dhe se durimit ndaj situatës së krijuar në klub po i vjen fundi.

“Vijat e kuqe i kemi vendosur. Nuk do ta presim Kastriotin pa kufi. Shumë shpejt pritet të ndërmarrim masa në bazë të rregulloreve të garave. Nëse Kastrioti nuk i zhvillon ndeshjet, do të përjashtohet nga garat”, - ka thënë në kushte anonimiteti një zyrtar i lartë i FHK-së për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat