Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll (djemtë) në fundjavë i luan ndeshjet e para në Ligën Rajonale, U16 Regional Challenge Cup.Kosova U16 është në Grupin C së bashku me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Ndes
hjen e parë djemtë tanë e luajnë ndaj Maqedonisë së Veriut, të shtunën prej orës 13:00 në Podgoricë. Ndërkohë të dielën prej orës 12:00 është ndeshja me Malin e Zi, po ashtu në Podgoricë.
Në fazën grupore dy ndeshje luhen edhe në Maqedoni të Veriut dhe dy të tjera në Kosovë.
Hendbollistët tanë po i zhvillojnë në Ferizaj përgatitjet e fundit për Ligë Regjionale.
Liga Rajonale zhvillohet edhe për vajza.