Shtatë herë kampionia e Kosovës në konkurrencën e femrave, KHF Kastrioti i Ferizajt, përjashtohet nga garat e Superligës së Kosovës në hendboll.
Një klub me histori të madhe, me tituj kampioni dhe traditë, sot përballet me një nga momentet më të vështira të ekzistencës së tij.
Dikur krenaria e Ferizajt dhe një prej emrave më të njohur të hendbollit të femrave në Kosovë.
Komisari i garave duke u mbështetur në nenin 14.6 dhe 14.6.1 të Propozicioneve të garave mori këtë:
Vendim:
Dënohet KHF Kastrioti me 1,000€ (njëmijë euro) gjobë duke u mbështetur në neni 14.6 të Propozicioneve të garave.
Largohet nga garat KHF Kastrioti dhe të gjitha ndeshjet e parapara të zhvillohen sipas kalendarit të garave anulohen dhe fshihen nga renditja duke u mbështetur në nenin 14.6.1.
Ankesa nuk e shtynë dënimin.
“Arsyetim: Komisari i garave pasi shqyrtoi te gjitha raportet e ndeshjeve dhe deklaratën e përfaqësuesit zyrtar të KHF Kastrioti, ku për arsye subjektive skuadra e KHF Kastrioti nuk arriti ti zhvilloj ndeshjet e parapara në bazë të kalendarit të garave.
Andaj Komisari i garave mori vendim si në dispozitiv duke i anuluar të gjitha ndeshjet e parapara për tu zhvilluar pasi që KHF Kastrioti nuk i ka të zhvilluara më shumë se 50%+1 të ndeshjeve gjatë edicionit 2026-27 dhe kësisoj nga edicioni 2027-28 do të bëj gara në një rang më të ulët të garave.
Këshilla juridike: Palët e pa kënaqura kanë të drejt ankese brenda afatit të caktuar në bazë të Propozicioneve të garave nga dita e publikimit të Buletinit nr.14”, thuhet nga Federata e Hendbollit e Kosovës.