Skuadra hungareze nuk ka të ndalur

Hendboll

Skuadra hungareze nuk ka të ndalur

Nga: B.S. Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 23:12
Pamje nga ndeshja

Skuadra e hendbollit Veszpremi po vazhdon me paraqitje të shkëlqyera këtë sezon në Ligën e Kampionëve, duke ruajtur bilancin e përsosur të rezultateve.

“Viktima” e fundit e skuadrës hungareze ishte ekipi i Wisła Płockut nga Polonia, të cilin e mposhti me rezultat 30:26.

Pas gjashtë fitoreve në fazën e parë, kjo ishte fitorja e shtatë për Veszpremin.

Skuadra polake ishte më e mirë në pjesën e parë, të cilën e përfundoi në epërsi prej 17:14. Por, në pjesën e dytë, Veszpremi tregoi pse konsiderohet favorit kryesor për trofeun, së bashku me Barcelonën.

Fillimisht, hungarezët e shuan disavantazhin me një seri të vogël prej 0:3, ndërsa më pas, me dy seri prej 0:4, e thyen rezistencën e Wisła Płockut dhe kaluan në epërsi të paarritshme prej 24:29.

Në fund, skuadra hungareze triumfoi me rezultat 26:30.

Ugo Descat me tetë gola dhe Nedim Remili me shtatë gola ishin më të dalluarit te Veszprémi, ndërsa Frederik Bjere shënoi tetë gola për Wisła Płockun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat