Fitorja e tretë për Shqiponjën

Hendboll

Fitorja e tretë për Shqiponjën

Më: 6 nëntor 2026 Në ora: 13:16
Klubi i hendbollit Shqiponja

Shqiponja është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të enjten, skuadra gjakovare fitoi ndaj Terezës në Obiliq me rezultatin 25:17. Ishte kjo ndeshje e mbetur e xhiros së tretë.

Ana Carolini Gonçalves i realizoi nëntë gola për Shqiponjën, kurse pesë i kishte Alma Nivokazi. Te Tereza më efikasja ishte Arjeta Imeraj me gjashtë gola.

Shqiponja tani i ka tri fitore e një humbje. Me gjashtë pikë mban vendin e tretë. Tereza mbetet me dy pikë në vendin e shtatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat