Besa Famgas – Vëllaznimi, derbi i javës

Hendboll

Besa Famgas – Vëllaznimi, derbi i javës

Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 11:33
Pamje nga një ndeshje

Besa Famgas e pret Vëllaznimin e Gjakovës në derbin e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Kjo ndeshje zhvillohet të dielën prej orës 18:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Besa Famgas është lidere me 12 pikë, ndërsa Vëllaznimi mban vendin e tretë me 10 pikë.

Skuadra pejane do të mundohet të reagojë pas disfatës së pësuar nga Deçani. Ndërkohë gjakovarët udhëtojnë me shpresë për të vazhduar me fitore. Kuqezinjtë i kanë fituar tri ndeshjet e fundit.

Dy ndeshjet e tjera janë të shtunën. Prej orës 19:30 në Podujevë takohen Llapi e Rahoveci. Ndeshja mes Prishtinës dhe Kastriotit zhvillohet prej orës 14:30.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve është xhiroja e gjashtë.

Të shtunën janë ndeshjet Drenica – Istogu (19:00) dhe Trepça – Prizreni (17:00).

Ndeshja mes Vushtrrisë dhe Ulpianës zhvillohet më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat