Të shtunën e të dielën në Ferizaj është mbajtur seminari për mini-hendbollin në shkolla.
Seminari u zhvillua në kuadër të implementimit të Masterplanit, projektit të përbashkët të Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe Federatës Evropiane të Hendbollit.
Në seminar ka ligjëruar Filipe Duque nga Portugalia, që është ekspert pranë Federatës Evropiane të Hendbollit.
Pjesë e seminarit ishin dhjetëra trajnerë të grupmoshave të reja dhe mësimdhënës të angazhuar në projektin e mini-hendbollit në shkolla.
Të shtunën është ligjëruar për mësimin e hendbollit nga nxënësit prej klasës së parë deri në klasën e katërt, ndërsa të dielën për nxënësit e klasës së pestë dhe të gjashtë.
Pjesëmarrësit kanë kontribuar në rrjedhën e seminarit me diskutime shumë konstruktive, ndërsa pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm ishte edhe puna praktike.