Kryendeshja në Gjakovë, kampioni nën presion

Hendboll

Kryendeshja në Gjakovë, kampioni nën presion

Nga: K.G. Më: 11 nëntor 2026 Në ora: 17:22
Kampioni në fuqi i Kosovës, Kastrioti i Ferizajt

Kampioni në fuqi i Kosovës, Kastrioti i Ferizajt, është nën presionin e rezultateve dhe sonte nuk do ta ketë aspak të lehtë përballjen me Vëllaznimin në Gjakovë, në kuadër të javës së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll.

Kastrioti renditet në vendin e tretë me 6 pikë, aq sa ka edhe Vëllaznimi, që zë vendin e katërt në tabelën e klasifikimit.

Gjakovarët synojnë befasinë dhe fitoren për t'i mbajtur pikët në palestrën “Shani Nushi”.

Ndeshja fillon në orën 19:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat