Shqiponja i shkakton humbje të thellë Ferizajt

Hendboll

Shqiponja i shkakton humbje të thellë Ferizajt

Më: 14 nëntor 2026 Në ora: 20:51
Pamje nga ndeshja

Shqiponja e ka fituar me rezultat bindës derbin e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton”, Shqiponja mposhti Ferizajn vendas me rezultati 31:23.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 19:9 në të mirë të skuadrës gjakovare.

Ana Carolini Gonçalves i realizoi dhjetë gola për Shqiponjën. Nga shtatë i kishin Alma Nivokazi e Celina Tolno Sia. 

Te Ferizaj, Agnesa Hysa i shënoi tetë gola, kurse shtatë i shtoi Elsa Kongjeli.

Shqiponja është e dyta me 10 pikë nga gjashtë ndeshje. Ferizaj mban vendin e pestë me pesë pikë nga gjashtë ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat