Genc e Getoar Bujupi i drejtuan dy ndeshje evropiane

Hendboll

Genc e Getoar Bujupi i drejtuan dy ndeshje evropiane

Më: 10 nëntor 2026 Në ora: 13:30
Genc dhe Getoar Bujupi

Vazhdon prezantimi i rregullt i anëtarëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës në arenën evropiane.

Në fundjavë, gjyqtarët Genc dhe Getoar Bujupi i drejtuan dy ndeshje evropiane.

Bëhet fjalë për ndeshjet mes skuadrës sllovake, Slovan Duslo Shala dhe asaj VIF nga Ishujt Faroe.

Ndeshjet e luajtura në Shala të Sllovakisë i takuan raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste.

Ndeshjen e parë skuadra sllovake e fitoi me rezultat 29:24. Edhe më bindëse Slovan Duslo Shala ishte në ndeshjen e dytë, të cilën e fitoi 36:26 dhe kështu avancoi tutje.

Genc e Getoar Bujupi tashmë janë të rregullt në skenën evropiane të hendbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat