Istogu e Prishtina i kanë fituar ndeshjet e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Të dielën në Banjë, Istogu fitoi 46:11 ndaj Ulpianës, derisa Prishtina fitoi 32:20 ndaj Terezës në Obiliq.
Eya Nasr udhëhoqi Istogun me tetë gola, kurse nga shtatë i shënuan Eliza Shabani e Mayssem Azri. Leandra Musliu i shënoi gjashtë gola për Ulpianën, kurse katër i kishte Vlerona Buja.
Natyrë Arifi udhëhoqi Prishtinën drejt fitores me nëntë gola. Shtatë i shtoi Angelika Luberecka.
Arjeta Imeraj me shtatë gola dhe Orela Grajçevci me gjashtë, ishin më efikaset te Tereza.
Istogu është i dyti me 10 pikë. Prishtina renditet e gjashta me katër pikë. Tereza është e shtata me dy pikë, ndërsa Ulpiana renditet e fundit.